Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, 50-vjeçarin tentojnë ta grabisin

599
Një 50-vjeçar në Fushë Krujë ka rënë pre e një grabitje të armatosur të mbetur në tentativë.

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari me iniciale B.D po udhëtonte me makinë kur përpara i dolën persona të armatosur për ta grabitur.

Shoferi nuk ndaloi dhe u largua me shpejtësi. Në këtë moment, autorët qëlluan me armë ndaj tij, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje kriminale. Dyshohet se personat e armatosur ngatërruan objektiv.
Sigal