62-vjeçari nga Elbasani në gjendje të dehur, merr para tre makina të parkuara

678
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 62-vjeçar. 
Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Nuri Allkja, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur dhe ka përplasur tre mjete të parkuara. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Sigal