Dyshohen si pjesë e kartelit ndërkombëtar të drogës, gjykata merr vendimin për të arrestuarit në Vlorë

310
Sigal

Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se janë pjesë e kartelit ndërkombëtar të trafikut të drogës të shkatërruar ditën e djeshme janë lënë në burg për 40 ditë nga Gjykata e Vlorës.

Sipas policisë pesë personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni do të ekstradohen në Itali, bashkë me të arrestuarit e tjerë në dhjetë shtete të ndryshme.

Shkatërrimi i grupit të trafikut të drogës të drejtuar nga Dritan Rexhepi u finalizua ditën e djeshme pas pesë vitesh hetime të udhëhequra nga drejtësia italiane.

Në pesë vite janë sekuestruar në total mbi 4 ton kokainë si dhe 5.5 milionë euro.