Tensionohet situata/ Protestuesit mbi skelën e kryeministrisë, hidhet gaz lotsjellës

274

Për 30 minuta situata para kryeministrisë ka qenë e tensionuar.

Protestuesit kanë hipur në shkallët e kryeministrisë dhe pasi kanë dëmtuar mburojën kanë tentuar të hyjnë në kryeministri. Nga brenda saj drejt protestuesve është hedhur me zorrë gaz lotsjellës. Disa persona janë parë të jenë lënduar. Ndërkohë që forca speciale ndodhen në tarracën e kryeministrisë.

Një autoambulancë ka mbërritur në shesh për të marrë personat e lënduar.