CIA, teknologjia dhe ekspozimi mediatik

749
Nga Dr. Bledar KURTI

Eisenhower dhe Teknologjia
Teknologjia nisi të luajë rol madhor në grumbullimin e informacionit dhe operacionit sekret, dhe ndryshoi natyrën e spiunazhit në Luftën e Ftohtë. CIA u mbështet plotësisht në teknologjinë dhe makinerinë. Sikurse u shpreh Dulles, “Para shfaqjes së pajisjeve teknologjike, ajo që i merrte javë të tëra kërkimesh analizuesit të të dhënave mes një pirgu dosjesh, përmes teknologjisë mund ta kryenin për pak minuta.” Teknologjia realizonte më shumë se sa grumbullimin e të dhënave. Bënte të mundur që të kishte edhe “spiunë në qiell”. Në vitin 1957, u përfundua një ndërtesë e re për selinë e NSA-së me një kosto prej 35 milionë dollarësh. Kati i nëndheshëm i ndërtesës prej 1.4 milionë metrash katrorë kishte kompleksin më të madh në botë të kompjuterave. Presidenti Eisehower ishte i vendosur që Shtetet e Bashkuara të kishin teknologjinë më të përparuar të SIGINT-in (Zbulimi prej bllokimit dhe analizës së sinjaleve). Në 1957-ën ai autorizoi ”Project Lighting” programin më të madh të botës për programin e kërkimit të kompjuterave të mbështetur nga qeveria. Burime të jashtëzakonshme vërshuan në NSA gjatë presidencës së Eisenhower-it duke ndryshuar balancën e pushtetit në punën e zbulimit anglisht-folës. Risia më e rëndësishme në fushën e zbulimit gjatë presidencës së Eisenhower-it, në të njëjtën kohë e realizuar falë iniciativës së tij personale, ishte zbulimi ajror. Gjatë fushatës për president Eisenhower-i u ankua menjëherë për mungesën e Zbulimit Pamor ndaj Bashkimin Sovjetik. Mllefi i Eisenhower u rrit nga mungesa e ç’do lloj zbulimi që nuk arriti të paralajmërojë testin që bënë Sovjetikët me bombën e hidrogjenit në Gusht të 1953, vetëm nëntë muaj pas shpërthimit të parë bërthamor amerikan. Në vitin 1954 Eisenhower-i inkurajoi dhe aprovoi një projekt për një aeroplan zbulimi dhe fotografimi të cilësisisë së lartë, i cili më vonë u quajt U-2. Më 9 Dhejtor CIA nënshkroi një kontratë, e cila iu dha në ngarkim aeroplanit U-2. Eisenhower-i këmbënguli që projekti të mbahej sekret. U-2-shi bëri fluturimin e tij të parë në Korrik të 1955-ës. Eisenhower rishikoi dhe miratoi personalisht ç’do mision të U-2. Pas çdo fluturimi ai informohej të Tryezën Ovale nga shefi i CIA-s për zbulimin pamor. Misioni i parë U-2, në 4 Korrik, 1956, kishte si objektiv rajonin e Leningradit dhe bazat e bombave të rrezes së gjatë në perëndim të Bashkimit Sovjetik. Aeroplani U-2 dhe interpretët fortografikë të CIA-s vunë në pah mitin e “hendekut të aeroplanëve bombardues” ndërmjet SH.B.A. dhe Bashkimit Sovietik, dhe u bë një burim madhor i zbulimit për aletaët më të ngushtë të SHBA-së gjatë krizës së Suezit në vjeshtën e vitit 1956 dhe gjatë krizës së raketave në Kubë. Në fillim të vitit 1957-të, një aeroplan U-2 ra në gjurmë të përgatitjeve të Raketave të para Sovjetike Ndërkontinentale Balistike. (RSNB). Deri më vitet 1960-të prioriteti i misioneve U-2 ishte të kërkonte dhe monitoronte prodhimin dhe zbarkimin e RSNB-së. Më 1 Maj 1960-të, këto misione në hapësirën ajrore ruse përfunduan më një rrëzim dramatik dhe kapjen e pilotit amerikan Gary Powers. Sikurse deklaroi më vonë edhe ish-Drejtori i CIA-s George Tennet, “U-2 ishte një nga arritjet më të mëdha të zbulimit të ç’do shërbimi zbulimi e ç’do vendi…. U-2 na dha sy për të parë brenda Kutisë së Hekurt. U bë menjëherë një burim madhor i zbulimit tonë për Bashkimin Sovejtik.” Skeptikët e CIA-s argumentojnë që fluturimet e avionëve U-2 diheshin shumë mirë prej Sovjetëve dhe Kinezëve, dhe se operacione të tilla përdoreshin si mashtrime për të penguar Kongresin dhe publikun të mësonte atë që qeveria po bënte. “Nuk mund të ndodhë kurrsesi, që kur të ketë angazhime të një rëndësie të tillë ta mbash të fshehtë prej kundërshtarëve. Ata gjithashtu përdornin një shërbim zbulimi profesionist. Në fakt, prej vitit 1952 deri më 1964, në kulmin e Luftës së Ftohtë, KGB-ja sovjetike kapte në mënyrë elektronike mesazhet madje edhe më të rëndësishme që qarkullonin në dhomat e ambasadës amerikane. Të dy palët dinin aq sa të shmangnin rrjedhjet e informacionit. E vërteta është që në këtë vend, fshehtësia dhe mashtrimi në operacionet e zbulimit mbahen po aq sekrete sa Kongresi dhe publiku të mos arrijnë të kenë dijeni për atë çfarë po bën qeveria e tyre sa ruajtja e këtyre aktiviteteve nga të zbuluarit prej kundërshtarit,” shprehen disa historianë.

Një tjetër revolucion pamor ishte sateliti hapësinor Discovery XIV. Ky program satelitor, bashkë me aeroplanin U-2, u realizua jo pak edhe falë entuziasmit personal të Eisenhower-it. Ekzistenca e Discovery XIV nuk u zbulua nga media deri në vitin 1973 dhe nuk u pranua zyrtarisht deri në Shtator 1992. Sipas ish drejtorit të CIA-s Allen Dulles, fotografitë nga radari dhe ato të kryera në rreze të gjatë përbënin instrumentat themelorë të grumbullimit teknik të informacionit dhe aeroplani U-2 shënoi një kulm të ri në grumbullimin shkencor të zbulimit. Në vitin 1962, ishin fluturimet zbuluese të lartësive të larta realizuar nga U-2, të cilat dhanë provat “e vështira” të pozicionimit të raketave të rrezes së mesme zovjetike në Kubë. Në fillim të vitit 1960, ndërsa satelitët e hershëm të zbulimit po përmirësoheshin gradualisht, të dhënat po përpunoheshin në të njëtën kohë duke marrë në shqyrtim ligjshmërinë e operacioneve të tilla. Megjithëse parimi i përdorimit të lirë të hapësirës për qëllime paqësore ishte pranuar në mënyre universale qysh në fillim, një debat i konsiderueshëm lindi në lidhje me termin “paqësor”. Sidoqoftë, operacione të tilla kishin rëndësi thelbësore për sigurinë kombëtare. Sikur e shjegonte Dulles. “Një shërbim zbulimi nuk mund të presë për gjasat e një akti kundër (SHBA) deri pas kohës kur vendimi për të sulmuar është marrë nga një fuqi tjetër. Qeveria jonë duhet të jetë edhe e paralajmëruar edhe e armatosur më parë.”

Fidel Kastro dhe Kuba 
Objetivi kryesor i veprimtarisë sekrete gjatë vitit të fundit të presindencës së Eisenhower-it ishte Fidel Kastro. Eisenhower-i kërkoi veprime “drastike” kundër udhëheqësit kuban. Forca operative e operacioneve kubane, e drejtuar nga Richard Bissell, u krijua për t’iu përgjigjur kërkesave të Presidentit. Bissell hartoi një plan prej katër pikash “Program i Veprimtarisë së Fshehtë kundër regjimit kuban,” i cili u miratua nga Eisenhower-i në 17 Mars të vitit 1960. Programi përbëhej nga: krijimi i një opozite të përgjegjshme, tërheqëse dhe të unifikuar kubane ndaj regjimit të Kastros me qendër jashtë Kubës; një ofensivë të fuqishme propagande; krijimin e shërbimit sekret të zbulimit dhe organizimin e një operacioni të fshehtë brenda Kubës; zhvillimin e një force paraushtarake të mjaftueshme jashtë Kubës. Ndërkohë që kërkonte të gjente mundësinë e zbatimit të planit të tij prej katër pikash, Bisell-i përpunoi gjatë pranverës dhe verës së vitit 1960 një seri komplotesh vrasjesh. Ndryshe nga KGB-ja, CIA ende nuk kishte një ekip vrasësish të trajnuar. Bissel rrjedhimisht propozoi të nënkontraktonte vrasësin e tij të parapëlqyer nga radhët e mafias. Mbështetur në udhëzimet e Bissell-it, Zyra Për Shërbime Mjekësore e CIA-s përgatiti një pilulë botulinum toxin e cila “e kreu punën” kur u provua tek majmunët. Helmimi, sidoqoftë, nuk ishte me të vërtetë stil i mafias, dhe pilulat u zhdukën diku në Kubë pa arritur fare Kastron. Bissel dhe forca e tij operative projektoi skema të tjera fantastike. Një kuti me purot e parapëlqyera të Kastros u përpunuam me toksinë vdekjeprurëse. Një kuti tjetër u mbush me lëndë kimike që ishte projektuar ta shkatërronte besueshmërinë e Kastros në publik duke bërë që ai të pësonte haluçinacione në publik. Një skemë tjetër propozonte përdorimin e kripërave talium të cilat do bënin që Kastro të humbte mjekrrën e tij dhe, shpresohej që të rrënonte imazhin e tij prej maçoje. Asnjë prej komploteve me helmim as që nuk iu afrua sadopak suksesit. Gjatë presidencës së Eisenhower-it, CIA u bë qartësisht një instrument i rëndësishëm i degës ekzekutive. Magjepsja e Esienhower-it pas operacionit sekret çoi në një transformim madhor të kapacitetit të Agjencisë. Gjatë presidenës së tij, CIA humbi imazhin e saj fisnik dhe u përfshi në bashkëpunimin me mafian, gjë që e njollosi për një kohë të gjatë reputacionin e saj të mirë. Për më tepër, Eisenhower-i udhëhoqi operacionet paraushtarake të CIA-s të cilat shkonin përtej kapacitetit të Agjencisë. Ai la trashëgim për pasardhësin e tij një katastrofë në fushën e zbulimit në lidhje me operacionin në bregdetin e Kubës. Plani për të përmbysur Kastron me anë të një “brigade kubane” organizuar nga CIA në Gjirin e Derrave në Prill 1961, u mbështet vetëm në ëndrra.Me ardhjen e presidentit të ri, John F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë, një plan i ri u miratua dhe avionët B-26 të lëshuar nga Nikaragua më 14 Prill patën vetëm efekte anësore. Kennedy e anuloi sulmin tjetër ajror. Herët në mëngjesin e 17 Prillit, një brigadë prej afërisht 1.400 vetësh zbarkoi në tokë. Pjesa e mëparshme e operacionit e kishte zhvlerësuar surprizën taktike. Avioni që u ul ngeci në guma koralore të paparishikuara dhe përballë një zjarri të papritur nga bregdeti. Anije që mbartnin burra, pajisje, dhe rezerva u gjendën nën një zjarr të përsëritur ajror. Një batalion efektivisht ishte i humbur kur anija e tij, Houston-i, takoi në tokë pesëdhjetë metra larg bregut dhe disa milje larg nga shokët e tyre. Batalioni tjetër zbarkoi pa pajisje të mjaftueshme dhe nuk mundi t’i rezistojë një sulmi të furishëm të 20.000 ushtarëve kubanë. Azilantët nisën të dorëzohen. Ata pak prej tyre, të cilët u përpoqën që të largohen në brendësi për të realizuar më pas operacione guerile, shumë shpejtë u kapën. Në fund, 1.189 prej tyre u burgosën ndërsa 140 ishin vrarë. CIA kishte planifikuar që nëse gjithçka do të shkonte keq, forcat anti-Kastro do të mund të largoheshin dhe më pas të organizonin operacione guerile. Kjo nuk ndodhi kurrë. Një zbarkim i suksesshëm në një breg armiqësor, një nga më të vështirët ndër të gjitha operacionete ushtarake, kërkonte elementin e befasisë dhe epërsisë ajrore. Forcat ajrore kubane nuk u llogaritën nga CIA në planet e saj, e përshkruar si “krejtësisht e çorganizuar, e vjetër dhe jo-operative, me pothuasje efektivitet luftimi jo-ekzistent. Një informacion i tillë ishte plotësisht i gabuar. Pas Gjirit të Derrave, dy elementë të rinj u shfaqën si kundërvënie ndaj operacioneve sekrete të CIA-s; njëra ishte media, e cila kishte qenë e qetë dhe mbështetëse e veprimtarisë së Agjencisë gjatë tensionit të Luftës së Ftohtë. Dhe i dyti publiku, kritikat e të cilit ndaj Agjencisë do të zgjasnin për një kohë të gjatë. Të dyja këto elementë do shaktonin kaq shumë shqetësim për CIA-n në dekadën e ardhshme. Poshtërimi publik, që CIA pati në Gjirin e Derrave, theksoi një pikë domethënëse në botën e shërbimit të fshehtë, që do të thotë mbërritjen e “epokës së ekspozimit”. Asgjë nuk ishte më e fshehtë. CIA ishte tashmë e ekspozuar dhe nën vëmendjen e opinionit publik. Në fund të vitit 1963, shtypi po depërtonte dalëngadalë në zona sekrete, të cilat më parë shmangeshin dhe si rezultat përfundonin në faqet e para të gazetave. Dhe CIA nuk lavdërohej kurrë për operacionet e saj të sukseshme për shkak se ishin sekrete por kritikohej publikisht nga politika dhe opinioni publik sa herë operacionet dështonin. Të gjithë ata të cilët punonin për CIA-n dhe sakrifikonin jetën për të siguruar jetën e popullit amerikan do mbeteshin heronjtë e heshtur. 


Sigal