Dy vatra të reja zjarri në Krujë, katër zjarrfikëse në luftë në flakët

54
Sigal

Dy vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në rrethin e Krujës, njëra në fshatin Halil dhe tjetra në kodrat e fshatit Arrameras.

Flakët po përpijnë çfarë t’u dalë përpara të favorizuar edhe nga era.

Momentalisht nuk rrezikohen banesa, por zjarri po avancon me shpejtësi.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga një e Kamzës dhe një nga Tirana.