Dy raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

336
Sigal

Sot është dita me numrin më të ulet të rasteve të reja me koronavirus në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 948 persona.
Dy rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit i përkasin zonës së Durrësit.

E PLOTË

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: dy raste të reja, shkon në 948 numri i të prekurve
Sot numri më i ulët ditor i të prekurve që nga fillimi i epidemisë

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Sot është dita me numrin më të ulët të rasteve pozitive të konfirmuara, që nga fillimi i epidemisë.