Dy gishtat e logos elektorale të Ramës, tregojnë, se “Rilindja” do të jetë parti e dytë

516
Këto ditë, shqiptarët kanë nisur të shpjegojnë një poster i publikuar nga krye-rilindësi Edi Rama, që kishte si simbol dy gishtat e PD-s dhe numrin dy sipër tyre. Disa e morën për provokim elektoral ndaj PD-s. Disa e trajtuan si tregues të pazarit të tyre. Të tjerë e konsideruan si mesazh për koalicion PS-PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Por ka edhe një shpjegim tjetër, që ka dalë nga brenda “Rilindjes”, sipas të cilit, logoja e publikuar nga Edi Rama me dy gishtat lart dhe numrin dy të renditjes së PS-s në fletën e votimit, nuk është provokim ndaj PD-s, por një sinjal i dhënë nga vetë kreu u “Rilindjes”, se PS-ja në këto zgjedhje do të dalë forcë e dytë!
Sigal