Arrestohet një 39-vjeçar, akuzohet si bashkëpunëtor në një vrasje

489
Policia kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet si bashkëautor i një vrasje të ndodhur në Devoll në 18 mars të këtij viti.

Në pranga u vu shtetasi Spiro Xholli nga Elbasani, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se kanë vrarë shtetasin Z.A 39 vjeç.

Njoftimi i Policisë
Ndalohet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, një tjetër bashkëautor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datë 18 mars në fshatin Braçanj, Devoll, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u vra një shtetas si edhe u plagos një tjetër.

Më datë 05.06.2017, në Stacionin e Policisë Kufitare të Kapshticës në hyrje të Republikës së Shqipërisë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim

Spiro Xholli, 50 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim datë 22.05.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal.

Kjo në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2017 në fshatin Braçanj të rrethit Devoll.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin David Myrte (i arrestuar me datë 19.03.2017), pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të kenë vrarë me paramendim shtetasin Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe kanë plagosur shtetasin M.B, 42 vjeç, banues në Nizhavec.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Sigal