Vijon zjarri në Kurbin, ushtria e zjarrfikëset në aksion me mjete rrethanore, digjen ullishte e dru frutorë

328
Sigal

Prej ditës së djeshme vijon zjarri në një ullishte në fshatin Zhejë të Kurbinit. Ushtria e zjarrfikëset po përpiqen me mjete rrethanore të shuajnë flakët, por është e pamundur që zjarri të vihet nën kontroll pasi era favorizon përhapjen e tij.

Deri tani janë djegur me qindra rrënjë ullinj e pemë frutore.

Policia procedoi penalisht një grua për shkatërrim prone nga pakujdesia.

Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhej, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.