Përplasen dy makina në Hamallaj, humb jetën pasagjerja

295
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës.

Policia njofton se një automjet që drejtohej nga G. H., 67 vjeç është përplasur me një tjetër makinë, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja me iniciale E. H.

Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.