Dy aksidente rresht në Tiranë, 2 persona mbesin të plagosur

183
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e dy aksidenteve të njëpasnjëshme.

Policia bën me dije se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u përplasën një makinë me një motor, ku për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Aksidenti tjetër ndodhi në vendin e quajtur “15-katshi”, ku mjeti  me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

“Më datë 10.02.2021,  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A.  Si  pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti  me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit