OBSH publikon raportin për vaksinen e AstraZeneca: Efektive edhe për personat mbi 65-vjeç

179
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar zyrtarisht vaksinën Oxford/AstraZeneca, për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, duke thënë që ajo duhet të përdoret ‘pa kufirin e sipërm të moshës’.

Ekspertët e OBSH-së kanë rishikuar të gjitha provat nga studimet e vaksinës dhe thanë se nuk ka ‘asnjë arsye’ që ajo të mos përdoret kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Ata mbështetën strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar për injektimin e saj me dy doza, me një distancë kohore nga tetë deri në 12 javë, për mbrojtje maksimale.

Ky vendim vjen pasi disa vende në BE, përfshirë Gjermaninë e Francën, vendosën përdorimin e vaksinës së AstraZeneca vetëm për personat nën 65-vjeç, pasi nuk kishte prova se ishte efektive për personat mbi 65-vjeç.

Sidoqoftë, OBSH tha se vaksina mund të aplikohet te të gjithë personat, pas një kufizim moshe.

Në një raport, OBSH thekson se vaksina e Oxford/AstraZeneca është 63% efektive në parandalimin e simptomave të rënda të COVID.