Kush janë vendet që refuzojnë të paguajnë me rubla gazin rus?

134
Sigal

Gjermania dhe Franca refuzojnë sërish kërkesën ruse për të paguar gazin në rubla

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar sërish kërkesat e Rusisë që vendet evropiane të paguajnë për gazin e saj në rubla si një shkelje e papranueshme e kontratave, duke shtuar se manovra përbënte “shantazh”, raporton Reuters.

Duke folur gjatë një konference për shtyp, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se nuk kishte parë ende një diplomë të re të nënshkruar nga presidenti Valdimir Putin që detyronte pagesat e gazit në rubla, duke shtuar se Gjermania ishte e përgatitur për të gjithë skenarët, duke përfshirë një ndalim të flukseve të gazit rus në Evropë.

Ministri francez i financave Bruno Le Maire tha se Franca dhe Gjermania kundërshtuan kërkesën e Rusisë.