Durrësi ‘mbytet’ nga plehrat, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore

342
Sigal

Pas situatës kaotike të krijuar në Durrës nga plehrat, Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Në mbledhje është miratuar një vendim të rëndësishëm, ku i është dhënë “OK” propozimit për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës, për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.

Kujtojmë se rrugët e Durrësit janë të tejmbushura me mbeturina urbane prej gati një jave dhe ajri është ndotur nga era e rëndë e plehrave, për shkak të mbylljes së sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano.