Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan, detajet e para

21
Sigal

Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 14, në Durrës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në ambientet e biznesit.

Ende nuk ka informacion, nëse si pasojë e këtij shpërthimi ka të lënduar në njerëz apo vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.