Durrës, digjet banesa 1 katëshe, shkak shkëndija elektrike

560
Një banesë 1-katëshe është shkrumbuar plotësisht pasditen e sotme në Durrës.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Zjarrfikësja është nisur në vendngjarje, por për shkak të rrugëve të ngushta dhe numrit të madh të banesave, e ka pasur të vështirë që të mbërrijë në kohë.
Sigal