Një 51-vjeçar ka rënë në pranga, pasi nën ndikimin e alkoolit ka plagosur me thikë një 30-vjeçar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen nr.18 në Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se Xhelal Babura pas një konflikti të çastit ka goditur me thikë në krah dhe në gjoks të riun me inicialet D.B, të cilin e kishte komshi.
Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit. Sakaq, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.