Drogë me gomone nga Zvërneci drejt Italisë, arrestohen dy bashkëpunëtorët

296

Një tjetër sasi e madhe me kanabis sativa është sekuestruar në dy operacione të ndryshme në Vlorë dhe Shkodër. 28 kg është sekuestruar në një lokal në Zvërnec, pasi policia kishte marrë informacion se në plazhet e kësaj zone po përgatitej një sasi lënde narkotike me qëllim për t’u trafikuar në rrugë detare.

Në pranga janë vënë pronari i lokalit ku u gjet droga, Banush Azizaj, 47 vjeç.

Edhe në lokalin e 43-vjecarit Geron Latifi, i cili gjithashtu u vu në pranga, u sekuestrua gomonia që do transportonte lëndën narkotike.

Sipas bluve të Vlorës, mjeti lundrues u gjet i çmontuar, me përmasa 3.3 m i gjatë dhe 1.3 m i gjerë, dhe me dy motorë.

Ndërkaq, në Shkodër janë sekuestruar 77 kg kanabis në fshatin Mollë, njësia administrative Shosh.
Policia ka zbuluar 3 ambiente të improvizuara për tharjen e bimës narkotike. Asnjë person nuk është vënë në pranga për përpunimin apo trafikimin e drogës.