Operacioni “Apple” – Sekuestrohen 77 kg kanabis në fshatin Mollë, Shkodër

438
Sigal

Një sasi prej 77 kg kanabis u sekuestrua nga policia e Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar “Apple”(molla) në fshatin Mollë.

Policia lokale sqaroi se gjatë ditës së djeshme (15 dhjetor), ka ushtruar kontrolle në fshatin Mollë të njësisë administrative Shosh, ku janë evidentuar 3 ambiente të improvizuara për tharrjen të lëndës narkotike.

Policia sqaroi se lënda narkotike ishte vendosur në thasë dhe bidonë plastikë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis-sattiva në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies

“Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale”, thuhet në deklaratë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.