Dritan Leli: Përmbytjet në qytetin bregdetar si pasojë e ndërtimeve pa kriter

546
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka fajësuar ndërtimet pa kriter si shkakun kryesor të përmbytjeve që përfshijnë qytetin bregdetar sa herë ka reshje shiu. Në mbledhjen e parë me drejtuesit e institucioneve vendore Leli tha se Vlorës poi kushtojnë më shumë kapricot njerëzore sesa ato natyrore. Vlorë-Përmbytjet në Vlorë janë si pasojë e ndërtimeve pa kriter. Në mbledhjen e parë me drejtuesit e institucioneve vendore, kryebashkiaku i Vlorës tha se pirgjet e mëdha të betonit të kthyera në pallate kanë dëmtuar kanalet e kullimit. Sipas tij kapricot njerëzore shkaktojnë më shumë dëm se ato natyrore.

Dritan Leli: Për të dhënë një leje ndërtimit është përcudnuar në këtë lloj hapësire. Rreth e rrotull godinës është shpikur një kanal me këmbë të ngushtë, i cili ujërat duhet të rikthehen aty ku kanë qenë. Të gjithë inxhinierët që unë kam konsultuar përpara se t’jua reklamoj këtë fakt më thonë se pjerësia në këtë nivel të tokës është e ulët sa nuk lejon kaprico të tilla. Leli e cilësoi situatën alaramnte pasi përmbytja e fundit solli vërshim të ujërave të zeza në qytet.

Dritan Leli: Na del përgjegjësia qytetare dhe ajo e ndikuar nga posti për të marrë veprime të rëndësishme që ti shkaktojmë qytetarëve sa më parë stres. Kreu i bashkisë Vlorë takoi edhe nënkontaktorët e firmës greke që po zbaton projektin e Lungomares me të cilët rakordoi rinisjen e punimeve më 15 shtator për të mos penguar vijueshmërinë e sezonit turistik.
Sigal