Dritan Agolli i FSHZH-së, tender 15 miliard lekë për të riparuar rrugët, urat dhe mbushur gropat e Benet Becit, që sapo janë marrë në dorzim pak kohë më parë

215
Sigal

 

Dokumentet e 3 tenderëve që po kryen FSHZH-ja e Agollit, e cila me procedura të dyshimta ka akorduar plot 12 milionë euro për rregullimin e disa rrugëve apo të urave të projekteve që sapo kanë përfunduar

 

 Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një nga institucionet që administron milliona e miliona euro vijon të bëjë tendera pafund, ose të paktën me letra.Institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli akordon miliarda lekë për zhvillimin e rrugëve rurale, të destinacionece turistike apo edhe përgatit menu për restorantet. Por, pavarësisht se akordon miliona euro, puna në terren lë shumë për të dëshiruar.

Janë siguruar dokumentet e 3 tenderëve që po kryen FSHZH-ja e Agollit, e cila me procedura të dyshimta ka akorduar plot 12 milionë euro për rregullimin e disa rrugëve apo të urave të projekteve që sapo kanë përfunduar.

E thënë më thjeshtë, Agolli i FSHZH-së po mbush “gropat” e Benet Becit, për ta shpëtuar nga ndonjë hetim i mundshëm i instirucioneve ligjzbatuese.

Sipas dokumenteve, Agolli ka hapur tri tendera për infrastrukturën e rrugëve, nga ato të sapo bëra nga FSHZH. Nga një llogaritje e redaksisë sonë rezulton se shuma e akorduar nga Agolli për të tria procedurat është 1.249.999.999 lekë, objekti i të cilave është për rregullimin e gropave.

Tenderi i parë është “ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale-ndërhyrje në infrastrukturë rrugore”. Tenderi do të mbyllet në datën 8 korrik, ndërsa fondi është 575,000,000 lekë.
Tenderi i dytë është me objekt “ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale”. Bëhet fjalë për paketën “ndërhyrje të urave dhe nyjeve lidhëse”. Fondi për këtë tender është 258,333,333 lekë.

Tenderi i tretë, për të cilin Bold raportoi ditë më parë, është me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjeve rrugore – paketa e rrëshqitjeve dhe mbrojtjeve”. Fondi për këtë tender është 416,666,666 lekë. Të tria procedurat, kanë një vlerë të përafërt ne 12 milionë euro sipas boldnews.

U hulumtuan dokumentet shoqëruese të këtyre tenderave, për të parë se në cilat rrugë do të ndërhyhet. Por, përveç emrave të disa rrugëve, FSHZH nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë do të bëjë me këto para.Në njoftimet apo specifikimet, FSHZH shkruan se nisma është bërë me kërkesë të pushtetit lokal. Por, nuk jep më shumë informacion, duke “fshehur” abuzimet me ndërtimet e rrugëve në të kaluarën nga ish-drejtori Benet Beci apo drejtori aktual Dritan Agolli.

Në dokumente shkruhet vetëm si bëhet betoni apo sa i fortë është hekuri, por mungon sa metra apo sa pjesë të rrugës do të ribëhet nga e para. Kjo, me qëllim që të mbulohet abuzimi në të kaluarën apo për të vijuar abuzimin me këto procedura, ku për të mbuluar “gropat” e së kaluarës, po bëhet një “gropë” më e madhe në buxhetin e këtij institucioni, drejtuesit e së cilit paguhen sikur punojnë në Gjermani dhe jo në Shqipëri.