Damian Gjiknuri/ Sekretari i Përgjithshëm thekson se procesi i zgjedhjeve në PS, domosdoshmëri për ripërtëritjen e strukturave

151
Sigal

Partia Socialiste po zhvillon procesin e garës së brendshme për zgjedhjen e 61 kryetarëve të partisë në 61 bashkitë e vendit. Në Asamblenë e zgjeruar të PS-së  kanw prezantuar platformat e tyre kandidatwt në  Poliçan, Skrapar, Bulqizqw, Mat e Klos. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri e konsideroi të rëndësishëm këtë proces si dhe një gurë kilometrik në rigjallërimin e PS-së. “Është proces ndryshe dhe i hapur, madje sot kanë mundësi që ta shohin të gjithë shqiptarët për këtë formë të ushtrimit të demokracisë, nëpërmjet debatit dhe ballafaqimit. Dikur dhe këtu kemi qenë dëshmitarë, versioni klasik i zgjedhjes së kryetarit të partisë, ka qenë një grup i ngushtë kulisash që propozonte një apo dy kandidatë dhe shpesh nuk u jepej mundësia shumë të tjerëve të cilët kanë vullnetin, dëshirën, mbi të gjitha për të dalë përballë anëtarësisë dhe për të komunikuar me ta. Një nga ABC-të e lidershipit është të dalësh përpara njerëzve para njerëzve që ke marrë përsipër t’i udhëheqësh dhe të komunikosh me ta se çfarë idesh ke , si do ta çosh përpara këtë proces. Pikërisht kjo mënyrë e hapur komunikimi do të bëjë të mundur të identifikojmë vërtet kandidatët tanë më të mirë që marrin përsipër të bëjnë udhëheqësin e kësaj partie në qytetet tuaja”, theksoi ai. Gjiknuri tha se ky proces ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe ka një pjesëmarrje të madhe të kandidatëve, njerëz që kanë eksperiencë në PS, kandidatë të rinj, por të gjithë kanë një karakteristikë të përbashkëta, dëshirën për të drejtuar një parti politike. Ai sqaroi se procesi drejtohet dhe organizohet nga një komision i caktuar nga PS.