Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të ofrojë shërbimin e kërkesave social-juridike vetëm online

762
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të ofrojë shërbimin e kërkesave social-juridike vetëm online, gjatë periudhës së krizës së koronavirusit. Qytetarët, të cilëve u duhet dokument për efekt ligjor, punësimi, shkollor, gjyqësor, deri sa të përfundojnë masat kufizuese me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithëve, do të mund të vijojnë të bëjnë aplikimin, të kryejnë pagesën dhe të marrin dokumentin me vulë elektronike përmes shërbimit të ri kerkesa.arkiva.gov.al

Duke uruar kalimin sa më të shpejtë të situatës, DPA vijon e angazhuar në ofrimin e shërbimeve online, brenda kushtëzimeve që ekzistojnë dhe me sa më pak kontakt fizik.