Drejtoresha Anila Shehu, strukur në zyrën-bunker, nuk i përgjigjet mediave dhe studentëve

614
Sigal

Studentët nuk regjistrohen dot, shkak kaosi në Qytetin Studenti

Studentët nga rrethe të ndryshme të vendit nuk kanë arritur të regjistrohen në Qytetin Studenti në Tiranë. Gjithashtu edhe studentët e vitit të parë nëpër rrethe, pasi kanë marrë konfirmimin se tashmë janë fitues në një nga degët e universiteteve të Tiranës, janë nisur drejt kryeqytetit me qëllimin për t’u regjistruar në konviktet e Qytetit Studenti. Të rinjtë janë drejtuar pranë drejtorisë për t’u sqaruar, por informacioni që kanë marrë ka qenë kaotik.

Duhet të kthehen sërish për t’u regjistruar

Studentët e nisur nga rrethet nuk u regjistruan dot në Qytetin Studenti. Në drejtori i kanë dhënë data të ndryshme, pavarësisht se mund të jenë në të njëjtin vit dhe në të njëjtën degë. E gjithë kjo bëhet për të dorëzuar dokumentacionin e vërtetuar se kanë shlyer detyrimet në bankë, por jo për të mësuar numrin e godinës e dhomën ku do të sistemohen.  Për të gjithë ata që kanë kërkuar ta sqarojnë këtë me drejtoreshën e Qytetit Studenti, Anila Shehu, ajo ka refuzuar të përgjigjet. Ndërsa nga burime jo zyrtare  thuhet se regjistrimet po zvarriten me qëllim nisjen e tyre bashkë me administratën e re.