Inteligjenca artificiale ( AI apo KI ) – duhet të sjellë rritje të ekonomisë dhe mirëqenien e njeriut.
– Revolucioni industrial u krye për herë të parë rreth vitit 1750 –‘65 në Britaninë e Madhe.
– Historia e njerëzimit njeh deri më sot 4 revolucione industriale, të cilat emërtohen si : 1) qymyri, 2) gazi, 3) elektronika dhe bërthamore, 4) interneti dhe energjia e rinovueshme.
Është e vërtetë që njerëzimi ka bërë zbulime në interes dhe dobinë e tij të karakterizuara në një aspekt të rëndësishëm siç kanë qenë revolucionet industriale.
I- Pak histori
Historikisht janë 4 revolucione industriale apo e diskutueshme edhe 5 ( AI = KI), revolucione që kanë sjellë kryesisht zhvillim dhe prosperitet të njerëzimit. Kjo lidhet me përcaktimin dhe efektet pozitive të revolucionit në dobi të njeriut me avantazhet dhe disavantazhet e tij.
Revolucioni Industrial është koha kur u kryen shumë shpikje, si motori me avull dhe vegja mekanike. Ky ka lidhje me Industrializimin, me mënyrën se si njerëzit punojnë, kalimin nga puna me dorë në atë me ndihmën e makinerive. Revolucioni industrial u krye për herë të parë rreth vitit 1750 –‘65 në Britaninë e Madhe, duke u konceptuar si nje proces i futjes së teknikës dhe teknologjisë në prodhimin masiv në fabrika. Shumë njerëz punojnë në fabrika dhe njerëzit i bëjnë punën dhe realizojnë procesin e prodhimit me makineri.
Historia e njerëzimit njeh deri më sot 4 revolucione industriale, të cilat emërtohen si : 1) qymyri, 2) gazi, 3) elektronika dhe bërthamore, 4) interneti dhe energjia e rinovueshme.
Nëpërmjet këtyre u zbuluan burime të ndryshme të energjisë, teknike, teknologji dhe më vonë u kalua në botën dixhitale, si një shfaqje e botës moderne në zhvillim.
- Revolucioni i Parë Industrial njehsohet me zbulimin dhe përdorimin e qymyrit në vitin 1765.
Revolucioni i parë industrial përfaqëson nxjerrjen masive të qymyrit transformoi ekonominë nga bujqësia në industri dhe u mekanizuan pothuaj tërë proceset e prodhimit si nxjerrja masive e qymyrit, krahas shpikja e motorit me avull dhe farkëtimi i metaleve. Shpikjet e tjera si makinat tjerrëse dhe mekanizimi i tezgjahëve për prodhimin e pëlhurës. Transporti ujor i mallrave zëvendësonte vagonët dhe mushkat në lëvizjen e tyre.
- Revolucioni i Dytë Industrial njehësohet me zbulimin dhe përdorimin e Gazit në vitin 1870 dhe të energjisë elektrike dhe naftës. Shpikja e motorit me djegie shkoi krah për krah me këto burime karburanti. Të dy produktet me bazë çeliku dhe ato kimike hynë në treg gjatë kësaj kohe. Zhvillimet në teknologjinë e komunikimit filluan me telegrafin dhe më vonë me telefonin. Transporti u rrit me hapa të mëdhenj me shpikjen e aeroplanit dhe makinës. Prodhimi mekanik u rrit me shpejtësi përmes ardhjes së prodhimit masiv.
- Revolucioni i Tretë Industrial njihet me zbulimin dhe përdorimin e elektronikës dhe energjisë bërthamore në vitin 1969-‘70 .
- Revolucioni i Katërt Industrial përfaqësohet nga zbulimi dhe përdorimi i Internetit dhe Energjisë së Rinovueshme në 2000. Ky revolucion bëri një zhvendosje drejt energjisë së rinovueshme si nga dielli, era dhe gjeotermale. Si rezultat i efektit nga përshpejtimi i tekn ologjisë dixhitale interneti dhe bota dixhitale, si një lidhje të botës virtuale me botën fizike reale dhe në kohë reale si p.sh. për një linjë prodhimi, apo aplikime në fusha të tjera. Ky revolucion industrial konceptohet drejt si një zhvillim i internetit industrial, i teknologjisë cloud dhe i inteligjencës artificiale po fitojnë “ të drejtën qytetare reale të përdorimit“.
Zbulimi, administrimi i të dhënave dhe përdorimi në kohë reale sjell domosdoshmërisht vendime më racionale, më efektive dhe me rendimente më të larta me zgjidhje të drejtë dhe në kohë në fushën e ekonomisë, financave, bankave dhe biznesit e në fusha të tjera në pajtim me porositë dhe proceset e punës në shrytëzim të botës digitale.
- Raporti „ekonomi – matematik“ në shërbim të rritjes ekonomike dhe të mirëqënies.
Nuk mund të funksionoi bota e ekonimisë pa matematikën. Kjo luan një rol të rëndësishëm në studime të ndryshme si ekonomi, financë, kontabilitet, biznes apo në tërë degët dhe nëndegët. Matematika është në shërbim të
ekonomisë, duke bërë optimizimin dhe ekuilibrin në shkencën e mikro dhe makroekonomisë, nëpërmjet aplikimit të modeleve matematikore në fushën financiare, kontabilitetit dhe të kostos, duke llogaritur treguesit ekonomiko-financiar.
Programi në matematikën e biznesit është ndërdisiplinor, si një bashkëpunim me fakultetet e administrim – biznesit me të ekonomistit.
Matematika e biznesit është një sferë e veçantë aplikimi me modele për të arritur racionalitetin dhe optimizimin e varjanteve me një qëllim: – prurjen përfundimtare në rritjen e ekonomisë dhe të mirëqenies së njeriut.
Ky revolucion bëri një zhvendosje drejt energjisë së rinovueshme si nga dielli, era dhe gjeotermale. Si rezultat i efektit nga përshpejtimi i teknologjisë dixhitale. Interneti dhe bota dixhitale si një lidhje te botës virtuale me botën fizike reale dhe në kohë reale si p.sh. për një linjë prodhimi, apo aplikime në fusha të tjera. Ky revolucion industrial konceptohet drejt si një zhvillim i Internetit Industrial, i teknologjisë cloud dhe i inteligjencës artificiale po fitojnë “ të drejtën qytetare reale të përdorimit!
Çështë inteligjenca artificiale?
Inteligjenca artificiale (IA) i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore. Shpesh termi i referohet edhe degës së shkencës kompjuterike që ka për qëllim krijimin e saj. Tekstet e librave përkufizojnë këtë fushë si “studimi dhe krijimi i agjentëve inteligjent” ku një agjent inteligjent është një sistem që e percepton mjedisin e tij dhe merr masa për të maksimizuar shanset e tij për sukses. John Mçarthy, i cili përdori i pari këtë term më 1956, e përkufizon si “shkenca dhe inxhinieria e bërjes së makinave inteligjente ” . Teknologjia IA përdoret gjerësisht në të gjithë industrinë, qeverinë dhe shkencën. Disa zbatime të profilit të lartë janë: motorët e përparuar të kërkimit në ueb (p.sh. Google Search ), sistemet e rekomandimeve (të përdorura nga YouTube, Amazon dhe Netflix ), të kuptuarit e të folurit njerëzor (si Siri dhe Alexa ), makina vetë-drejtuese (p.sh. Ëaymo ), mjete gjeneruese ose krijuese (Arti ChatGPT dhe IA ) dhe konkurrimi në nivelin më të lartë në lojërat strategjike (të tilla si shahu dhe Go ). Fusha u themelua mbi pohimin se një veti qendrore e njerëzve, inteligjenca (urtësia e njeriut) mund të përshkruhet me hollësi të mjaftueshme sa të mund të simulohet nga një makinë. Kjo ngre çështje filozofike për natyrën e mendjes dhe etikën e krijimit të qenieve artificiale, çështje të cilat janë trajtuar nga miti, trillimi dhe filozofia që në lashtësi. Në lashtësi, krijimi i makinave dhe qenieve artificiale janë paraqitur në mitet greke, si Talosi i Kretës, robotët e artë të Hefestit dhe Galatea e Pigmaljonit. Mekanika është zhvilluar nga filozofët dhe matematikanët që në antikitet. Studimi i logjikës çoi direkt në shpikjen e kompjuterit dixhital , elektronik të programueshëm, bazuar në punën e matematikanit Alan Turing dhe të tjerë. Teoria e llogaritjes e Turing sugjeroi se një makinë që vepron mbi simbole të thjeshta si “0” dhe “1”, mund të simulojnë çdo arsyetim të mundshëm matematikore. Kjo, së bashku me zbulimet e rishta në neuroshkencë, teorinë e informacionit dhe kibernetikë, frymëzoi një grup të vogël studiuesish të fillojnë të marrin seriozisht mundësinë e ndërtimit të një truri elektronik