Dosja Tahiri, SPAK kërkesë gjykatës për të nisur hetim shtesë

368
Sigal

Për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, mësohet se SPAK do të paraqitet në gjykatë me një kërkesë për tërheqje të akteve për të kryer hetime shtesë. Vetë ish-ministri dhe mbrojtja e tij e lanë të hapur faktin nëse do të kërkojnë rekurs apo jo të këtij vendimi në kushtet ku kjo gjykatë është me numër të pakët gjyqtarësh dhe me 35 mijë dosje që presin shqyrtimin. Tahiri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela u hetuan nga Prokuroria për 3 akuza, korrupsion, trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.