Temperatura deri në 25 °C, moti për çdo qytet

322
Sigal

Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash përgjatë maleve në orët e mesditës.

Në mesditë do të ketë reshje shiu të përkohshme përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    8/23 diell re

Kukës    10/24 diell re shi

Lezhë     7/23 diell

Dibër    6/21 diell re shi

Durrës    11/23 diell

Tiranë    12/25 diell re

Elbasan    9/24 diell re

Berat    6/25 diell re

Vlorë    11/23 diell

Korçë    6/21 diell re shi

Gjirokastër    5/24 diell re

Sarandë    10/21 diell.