Doli në qarkullim botimi : “MOZAIKU I VLERAVE ZAGORITE “me autor Qirjako Kasapi

496
Sigal

Shtëpia botuese “ Botimet Barleti”  nxori në qarkullim për lexuesin shqiptar më 20.1.2022, librin e sipër cituar  me 259 faqe  që hedh dritë  në 42 artikuj të ndryshëm dhe rreth 100 fotove mbreslënëse që pasurojnë tematikën  e një mozaiku të  vlerave zagorite që marin jetë jo vetëm në Zagorie por dhe jashtë saj ..Autori   na rrëfen në një këndvështrim  fare të sinqertë e shumë motivues se më së pari ja dedikon këtë krijim letrar : “ – Të parëve të tij Jano,Varvara, Polo e Aleksandra Kasapi, që bënë  gjithçka për  edukimin e tij  me dije e  kulturë të admirushme,   me respektin për punën dhe shoqërinë me një urtësi mbreslënëse.                                                                                                                                              Kjo buron pikërishr nga origjina e vëndlindjes së tyre zagorite e gatuar me traditën  dhe zakonet më të mira të fisnikërisë të kësaj treve  që gjeneron patriotizmin .kulturën dhe harmoninë ndër breza.  Ky libër i drejtohet një lexuesi më të gjerë që i kalon kufijtë e zagorisë. Autori ndjen krenarinë e prejardhjes së tij zagorite kur citon se ; ”Tek  çdo familje zagorite do njihesh me para ardhësit e tyre që për nga kontributi i tyre në shoqëri bën që  të rritet dhe më shumë respekti për këdo prej tyre për nga emri i nderuar që sjellin  mes nesh , duke filluar qysh nga ai blegtori apo bujku i thjeshtë por i ndershëm e me shumë kontribute në luftën për liri e pavarësi  , emrat e heronjve e dëshmorëve të atdheut , duke vazhduar me potencialet intelektuale të bijve të saj të shquar të çdo periudhe historike me në krye  rilindasin   tonë të nderuar Andon Zako Çajupi ,  “ Nderi Kombit “ i cili është kthyer në simbol të krenarisë  mbarëshqiptare, atdhetarët Mihal e Dhiogjen Harito, firmëtari pavarësisë Aristidh Ruci, pionerin e arsimit shqiptar Ilia Dilo Sheperi “ Nderi Kombit “, akademikun Jorgo Bulo  e shumë e shumë të tjerë që janë jetësuar në memorjen e shkruar të historisë mbarë zagorite . Banorët e zagorisë i kanë të gjitha shanset e integrimit në një Shqipëri tjetër më të mirë se sot me shpresë se nesër do jenë më afër se kurrë familjes së madhe Europiane që kërkojnë të integrohen. E për këtë misioni rregullator i shtetit mbetet primar dhe i pazëvendësueshëm për të bërë më shpejt e më mirë atë që nuk e ka bërë deri më sot.   Prandaj pikëpyetja që ngrihet më së shumti në bisedat e komunitetit zagorit me temë: “Zagoria e harruar kërkon vëmendjen e merituar “mbetet aktuale…thekson autori  Qirjako Kasapi