Dokumentari për bilancin e SPAK/ A duhet patur besim te dyshja Kim-Kraja

268
Sigal

Kryeprokurori i SPAK Arben Kraja ka dhënë një intervistë në një vjetorin e themelimit të këtij institucioni të drejtësisë së re, duke premtuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë. “Në Shqipëri ka patur një histori të gjatë të pandëshkueshmërisë. Çfarë do me thënë kjo? Në gjithë botën kryhen shkelje të ligjit, kryhen vepra penale, por strukturat ligjzbatuese, organet e prokurorisë dhe gjykatat i ndërshkojnë ata që kryejnë vepra penale të tilla. Tek ne, kemi histori pa fund të mosndëshkueshmërisë që, dmth, që në publik kanë dalë fakte, kanë dalë prova me pamje, me deklarime etj., me radhë. Por që nuk janë ndërshkuar, nuk kanë marrë atë që meritojnë. Në këtë sens, kjo kategori njerëzish që quhen të pandëshkueshëm, padiskutim që do të jenë subjekt i Spak-ut në mënyrë të vazhdueshme” ka thënë ai gjatë një interviste televizive. Kësaj interviste  i ka bërë jehonë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë.

Në një reagim në Twitter, ku ka postuar dhe intervistën e kryeprokurorit Kraja, Kim thotë se “SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021”.

Por njëkohësisht me këto deklarata entuziaste, emisioni ‘Vetting” në ABC ka publikuar edhe ai një dokumentar në një vjetorin e SPAK, ku i referohet historisë më të turmpshme të këtij institucioni në këtë vit të parë të punës së tij.

Në dokumentar raportohet se si, zyrtarët e lartë të përfshirë në dosjen 184 të vjedhjes së votave në Dibër i shpëtuan hetimit, pasi prokuroria e Posatçme rrefuzoi ta hetojë këtë dosje duke pretenduar se kjo masakër elektorale nuk ishte vepër e një grupi të strukturuar kriminal.

Ia vlen të shihet ky dokumentar për të parë një anë të ndryshme të gjuhës lavdëruese që përdor Arben Kraja dhe të toneve optimise që rezaton ambasadorja Kim.

Vetëm pasi ke ndjekur “SPAK në rrënojat e tërmetit 184” mund ta kuptosh më lehtë se si po evoluon beteja me pandëshkueshmërinë për të cilën flet derjtuesi i Prokurorisë së Posatshme.