Doktori ndërroi jetë për shkak të COVID-19, Presidenti Meta: Qeveria të marrë masat për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së mjekëve

410
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Gerond Husi, si pasojë e Covid-19.

“Përherë pranë pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, ku spikati për përkushtimin dhe humanizmin, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve, që krijon një boshllëk të madh në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve, për shkak edhe të humbjes së shumë mjekëve të tjerë të nderuar që kjo pandemi e rrezikshme i ndau prej nesh.”– shkruan Meta ndërsa përsërit thirrjen drejtuar Qeverisë për të marrë të gjitha masat efektive, pa kursyer asgjë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë mjekëve të angazhuar në vijën e parë kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Shumë trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Gerond Husit, profesionist i shkëlqyer dhe personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, i cili e humbi betejën me #COVID19.

Përherë pranë pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, ku spikati për përkushtimin dhe humanizmin, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve, që krijon një boshllëk të madh në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve, për shkak edhe të humbjes së shumë mjekëve të tjerë të nderuar që kjo pandemi e rrezikshme i ndau prej nesh.

Me forcë përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të marrë të gjitha masat efektive, pa kursyer asgjë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë mjekëve të angazhuar në vijën e parë kundër #COVID19.

Investimi i duhur në këtë drejtim shkon edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, në këto kohë të vështira.

Familjes Husi, kolegëve dhe miqve të tij ju shpreh gushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë. I paharruar kujtimi i Dr.Gerit! Të prehet në paqen e merituar! 🙏

Shumë trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Gerond Husit, profesionist i shkëlqyer dhe personalitet…

Posted by Ilir Meta on Saturday, March 13, 2021