Dita Ndërkombëtare e Infermierit/ Presidenti Meta: Kanë bërë punë heroine gjatë pandemisë. T’ju përmirësohen kushtet e punës

172
Sigal

President i vendit Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierit.

Meta thekson se infermierët janë heronj në këtë kohë të pandemisë. Kreu i shtetit vlerëson se infermierëve duhet që t’ju përmirësohen kushtet e punës dhe të trajtohen siç duhet financiarisht.

Postimi i plote…

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.
Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor.

🇦🇱