Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në Tiranë

104
Sigal

Dita e parë e vitit të ri shkollor ka sjellë trafik të rënduar në disa zona të kryeqytetit.

Sot prindërit kanë vendosur që në ditën e parë të shkollës t’i shoqërojnë fëmijët e tyre me makinë, por kjo ka sjellë paralizimin e qarkullimit në disa zona të Tiranës.

Në hyrje të qytetit, në zonën Kthesa e Kamzës është dashur ndërhyrja e shumë mjeteve policore me qëllim zhbllokimin e trafikut.