Dita e Çlirimit, presidenti Begaj: Duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, nderojmë sakrificën e heronjve të Atdheut

50
Sigal

Në një status në “Facebook”, presidenti Bajram Begaj është shprehur se në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë.

Statusi:

Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë.

Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre!

Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri