Digjet shtëpia në Shkodër, flakët rrezikuan 20 persona

596
Sigal

Në lagjen Kiras, pasditen e sotme rreth orës 17:30, një banesë është përfshirë nga flakët duke u bërë shkrumb e hi.

Sipas bashkisë së qytetit, nga zjarri rrezikoheshin 20 persona, pasi në këtë banesë jetonin 4 familje.

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha, pasi shtëpia është djegur, por fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pjesëtar i katër familjeve.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që solli djegien e banesës.