Digjet një makinë brenda tunelit të Kalimashit

171
Sigal

Një automjet është djegur në tunelin e Kalimashit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, teksa makina është përfshirë nga flakët në ecje dhe më pas është djegur plotësisht.

Deri më tani bëhet me dije se sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka qenë një defekt që ka bërë që mjeti të shpërthejë në flakë.

Por fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi shoferi dhe pasagjerët kanë dalë në kohë.