Digjet makina në Vlorë

604
Rreth orës 01:45, të ditë së sotme në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet.
Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të G.R., banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal