Digjet makina në Mallakastër, merr flakë në ecje

666
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë pranë fshatit Bejar në Mallakastër ndërsa mjeti ishte në ecje.

Dyshimet e para flasin se shkak i djegies së makinës ka qenë një shkëndije elektrike.

Forcat zjarrfikëse të Ballshit në vendngjarje kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.