Digjet banesa në Fushë-Krujë, dyshimet e para për zjarrin

174
Sigal

Digjet pjesërisht një banesë në qytetit e Fushë-Krujës. Ngjarja ndodhi në lagjen “SMT”. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Asllan Stafasani.

Po ashtu bëhet e ditur se shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikëses u parandalua djegia totale e banesës në fjalë dhe e banesave përreth. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.