Protesta Durrës / Rinia ‘pushton’ rrugët e qytetit

249
Sigal

Krahas Tiranës, protesta masive po zhvillohen edhe në qytetin e Durrësit, ku grupe të rinjsh kanë bllokuar rrugët kryesore me koshat e plehrave të përmbysur dhe të shkatërruar.

Të rinjtë shprehin indinjatën e tyre ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga ana e efektivit të Shqiponjave.

Burime bëjnë me dije se protestuesit aktualisht ndodhen përballë drejtorisë së policisë në qytetin bregdetar.

Ka raportime se ata dhe po qëllojnë me vezë në drejtim të godinës.