Diell, shi dhe borë, parashikimi i motit për çdo qytet

230
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash.

Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/13 Diell shi

Kukës -1/8 Diell shi

Lezhë 7/12 Diell shi

Dibër -2/6 Diell shi/borë

Durrës 7/14 Diell shi

Tiranë 6/14 Diell shi

Elbasan 4/13 Diell shi

Berat 2/14 Diell shi

Vlorë 6/14 Diell shi

Korçë -1/8 Diell shi/borë

Gjirokastër 2/13 Diell shi

Sarandë 7/14 Diell shi.