Diell por temperatura të ulëta! Si paraqitet moti për sot

172
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të nisë i kthjellët e prej orëve të pasdites me vranësira të cilat do të shtrihen nga bregdeti në drejtim të zonave të ulëta.

Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegullinë si dhe vesë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-5 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/18 diell

Kukës 1/15 diell

Lezhë 10/20 diell

Dibër 0/13 diell

Durrës 10/23 diell

Tiranë 10/23 diell

Elbasan 9/23 diell

Berat 10/23 Re diell

Vlorë 13/23 Re diell

Korçë 2/16 Re diell

Gjirokastër 4/21 Re diell

Sarandë 11/22 Re diell.