Diell dhe temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot në Shqipëri

539
Sigal

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 04ºC dhe në zonat e ulëta nga -2ºC në 05ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.