VIDEO/ Defekt në sistemin e kontrollit në Kakavijë, qytetarët: Kemi tre orë që presim në radhë

655
Sigal

Kjo e shtunë i ka përballur qytetarët që kanë zgjedhur që të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, me radhë mjaft të gjata në pikën e kalimit doganor të Kakavijës.

Shkak për këtë është bërë një problem në sistemin e kontrollit të pasaportave, çka ka shkaktuar një radhë kilometrike mjetesh.

Një prej qytetarëve që ka denoncuar në redaksinë e Faxweb.al është shprehur se ka qëndruar për rreth tre orë në radhë së bashku me familjen e tij, ndërsa kanë vërejtur një neglizhencë të madhe nga ana e autoriteteve.

Ajo që e bën dhe më shqetësuese situatën është fakti se jemi në prag të festave të Nëntorit, ku shumë shqiptarë, duke shfrytëzuar dhe ditët zyrtare të pushimeve zgjedhin që të udhëtojnë në drejtim të familjeve të tyre në Greqi.