Diell dhe rritje temperaturash, por ja si pritet të ndryshojë moti pasdite

242
Sigal

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët, deri pasdite kur parashikohen kalime vranësirash në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjithashtu edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, sipas meteoalb.

Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore ku vlerat minimale luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.