Dhurata pas ‘fitores’/ Pasi grabiti 10 mandate qeveria dyfishon tarifat e ujit për familjet e Elbasanit

15
Sigal

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur deri në dyfish tarifat e ujit për qytetarët e qarkut të Elbasanit. Përmes një vendimi të marrë këtë të hënë, ERRU ka vendosur që tarifa e ujit për familjarët në qytetin e Elbasanit të rritet nga 40 lekë për metër kub që është aktualisht, në 60 lekë për metër kub. Rritja do të jetë edhe më e fortë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhit. Për familjet e Gramshit, çmimi shkon nga 32 lekë për metër kub në 60 lekë, ndërsa për ata të Librazhdit nga 42 lekë në 60 lekë. Rritje do të ketë edhe për shërbimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sipas vendimit për qytetarët e Elbasanit çmimi rritet nga 9 lekë në 15 lekë, ndërsa për ata të Gramshit nga zero në 30 lekë për metër kub. Rëndimi i ndjeshëm i tarifave në Elbasan është në vazhdën e rritjes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i Ujësjellësave kaloi nga njësitë lokale në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit vendosi që të reduktojë ndërmarrjet e ujësjellësave duke i bashkuar ato në rang qarqesh me argumentin se kjo do të rriste efiçencën e menaxhimit të tyre. Por deri më tani, pasoja më e dukshme e reformës së Belinda Ballukut ka qenë dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët në pjesën dërrmuese të vendit.