Dhunuan gratë, arrestohet në flagrancë dy burra në Tiranë

309
Sigal

Dy burra 35 dhe 54 vjeçar janë arrestuar sot, pasi akuzohen se kanë dhunuar gratë në banesë. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se arrestimi është bërë nga oficerët e Komisaritatit Kavajë.  Mësohet se prangosja e tyre është bërë në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I PLOTË

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.