Situata e pandemisë, Henze: Rama të dorëhiqet, qeveria kalimtare një emergjencë

314
Sigal

Njëri prej Këshilltarëve të CDU-së, Martin Henze, ka reaguar lidhur me situatën serioze të krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Henze shkruan se kryeministri shqiptar u tall me pandeminë dhe nuk e mori seriozisht situatën. Sipas tij, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për qeverisjen kaotike. Këshilltari i CDU-së shton se për të përballur krizën e pandemisë dhe sigurisht krizën politike duhet që vendi të drejtohet nga një qeveri kalimtare.

“Në Shqipëri nuk ka kontroll serioz të pandemisë: 4 muaj tallje nga Rama, 2 muaj nxjerrje autoblindash në rrugë, mungesë testimesh, vetëm korrupsion, qeveri kaotike, dorëheqje menjëherë dhe qeveri kalimtare, është një emergjencë!”,- shkruan në një postim në Twitter, Martin Henze.