Një 57 vjeçar është ndaluar nga Policia pasi dhunonte bashkëshorten e tij në Fier.

Bashkëshorti nga Fieri me inicialet P.G ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij, 53 vjeçe me inicialet P.G.

Materialet u referuan në Gjykatën e Fierit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, ndërkohë është plotësuar dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.