Ish të përndjekurit poltikë në protestë: Jemi si para 10 viteve

Ish-të përndjekur politikë janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku përmes protestës kanë kujtuar dhe mikun e tyre të ndjerë Lirak Bejko. Ky i fundit dogji veten 10 vite më parë në një grevë urie, ku protestonte për kushtet në të cilat ndodheshin ish-të përndjekurit. Miqtë e tij pohuan se sot, pas 10 vitesh, ndodhen sërish në të njëjtën gjendje, ndërsa i bënë thirrje qeverisë që të zbatojë ligjet. “Para 10 vitesh, si pasojë e grevës për të drejtat legjitime, na u dogj shoku jonë, Lirak Bejko. Ne jemi mbledhur sot që të kujtojmë Bejkon, që i ndritë shpirti atje ku është. Ne jemi mbledhur se jemi atje ku kemi qenë si përpara 10 vitesh në kohën e grevës që zhvilluam. Nuk kërkojmë lëmoshë, por Shqipëria të zbatojë ligjet kundrejt të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.”, -tha një prej të ish-përndjekurve.

Sigal